Kukësi ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspolit për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka tashmë ndodhet në Austri, ku po zhvillon përgatitjet për këtë përballje me kampionin e Moldavisë, me synimin për t’u kualifikuar në raundin tjetër të garës më të madhe evropiane për klube.
Për këtë arsye, skuadra verilindore po zhvillon dy seanca stërvitore në ditë: paradite në palestër, ndërsa pasdite në fushën e qendrës stërvitore të Kaprunit.
Sipas stafit teknik të Kukësit, gjithçka po shkon mirë në këto përgatitje dhe me skuadrën janë bashkuar edhe dy blerjet më të reja të klubit, spanjolli Ferran dhe izraeliti Nasser, njofton Top Channel.
Ndërkohë, në kuadër të këtyre përgatitjeve, Kukësi ka zhvilluar dy ndeshje miqësore. Atë me austriakët e Wolfsberger të humbur thellë 7-0, si dhe sfidë me rumunët e Botosanit e fituar nga Kukësi, 3-1. Serran, Karioka dhe Pejiç ishin autorët e golave për kampionët e Shqipërisë në këtë fitore, që do të shërbejë shumë në rritjen e moralit.
Ndeshja mes Kukësit dhe Sheriff Tiraspolit për Ligën e Kampionëve do të zhvillohet më 12 korrik, në Moldavi.
Kujtojmë që skuadra e parë nga Kosova që luajti në garën e madhe për klube, Trepça ’89, e humbi takimin e parë si mysafir i Vikingurit me rezultat 2-1.
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...