Trajneri serb, Mladen Milinkoviç ditën e sotme u zyrtarizua si trajneri i Kukësit dhe do të prezantohet në orën 11:00, por kjo gjë nuk iu ka pëlqyer tifozëve kuksianë. Ata e quajnë të neveritshme duke iu referuar faktit se Serbia kërkon të burgosë Ballist Morinën.
Faqja “Tifozat Kuksian” ka dalë hapur kundër drejtuesve të ekipit për të sjellë në skuadër këtë trajner.
“Ata duan ta fusin në burg heroin tonë… ne emërojmë trajner, birin e tyre! E neverishtme!”, ka qenë një nga statuset e tyre i shoqëruar dhe me foto të Ballist Morinës dhe të teknikut serb
Por edhe faqe të tjera të Kukësit në rrjetet sociale kanë bërë ironi me emërimin e trajnerit të ri dhe rastësisë së dy lajmeve, të Ballist Morinës nga Kukësi që mund të ekstradohet në Beograd dhe emërimit të trajnerit serb tek Kukësi.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër