Kualifikohen Franca e Norvegjia, Italia e Ukraina në `play off`

23:59 | 16 Nëntor 2025
E.G

Franca dhe Norvegjia kanë siguruar kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026, pas fitoreve bindëse në ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues. Ndërkohë, Italia dhe Ukraina do të duhet ta kërkojnë biletën për Botëror përmes barazhit, pasi nuk kanë arritur të zënë vendin e parë në grupet e tyre.

Franca e mbylliur me fitore fushatën, duke triumfuar 3:1 ndaj Azerbajxhanit. Edhe pse kanë pësuar gol të hershëm, “Gjelat” e Didier Deschamps janë rikthyer shpejt në lojë dhe e kanë përmbysur rezultatin me golat e Mateta, Akliouche dhe një autogol të portierit kundërshtar.

E Norvegjia e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1998, duke fundosur Italinë 4:1 në “San Siro”.

Italia ka kaluar e para në epërsi, por norvegjezët kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë, me Erling Haaland që ka realizuar dy gola brenda dy minutash. Në fund, Nusa dhe Larsen e kanë vulosur fitoren e madhe për Norvegjinë.

Kësisoji Italia duhet ta kërkojë biletën e Botërorit përmes barazhit, njëjtë si Ukraina e cila ka fituar betejën direkte me Islandën duke triumfuar 2:0, rezultat që e çon në vendin e dytë në grup dhe për rrjedhojë në “play-off”. Zubkov e ka shënuar golin e parë në pjesën e dytë e pas minutës së tetëdhjetë, ndërsa një gol tjetër në kohën shtesë e ka shtuar Gutsulyak./rtk

Të ngjashme