Eden Hazard është bërë përforcimi i parë madhështor nga Real Madridi qysh pas arritjes së Gareth Bales nga Tottenhami në vitin 2013.
Eden Hazard është prezantuar zyrtarisht sonte (e enjte) si një lojtar i Real Madridit në Bernabeu para shumë tifozëve të ‘Los Blancos’, transmeton portali arbresh.info.
Mijëra tifozë ishin mbledhur për të parë belgun pas finalizimit të transferimit të tij prej 130 milionë funta nga Chelsea.
Arrija e tij me gjasë do të bëjë që Gareth Bale të pësojë një tjetër shtytje prapa në marrjen e urdhrave pasi ishte një lojtar i pa favorizuar nga trajneri Zinedine Zidane sezonin e kaluar.

Një numër i madh klubesh vazhdojnë të përfliten rreth mundësisë për të nënshkruar me Balen, përfshirë edhe Manchester United në mesin e tyre. Por, United refuzoi mundësinë për të zhvilluar bisedime me Real Madridin duke lënë të paqartë të ardhmen e Bales para fillimit të sezonit.
Hazard është përforcimi i parë madhështor nga Real Madridi qysh pas arritjes së Bales nga Tottenhami në vitin 2013 dhe derisa ish futbollisti i Chelseas është pritur mjaftë mirë nga tifozët në Bernabeu, Bale ishte i zënë diku tjetër.
Bale ngarkoi një fotografi në rrjete sociale ku shihet në pjesën 18 të Pebble Beach, vend në të cilin zhvillohet këtë vit US Open./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/ByqHZRHHOiI/?utm_source=ig_embed
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...