Sot është dita e Haxhi Krasniqit.
Pak orë kanë mbetur para meçit drithërues për titullin e botës në versionin WBA / IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, mes Haxhi Krasniqit dhe gjermanit, Dominic Bosel.
I buzëqeshur dhe me vetëbesimin e zakonshëm është paraqitur në matjet zyrtare, të premten, boksieri kosovar.
Krasniqi ishte pak më i lehtë se Dominic Boesel, prej të cilit synon të marrë titullin e kampionit të botës në boksin profesionist.
Meçi zhvillohet sonte në Magdeburg duke filluar nga ora 23.15.
Bosel futet për t’i mbrojtur titujt IBO dhe WBA, ndërsa Krasniqi që të fitojë titullin për herë të parë në histori. Krasniqi deri me tash ka luftuar dy herë për titullin e botës dhe nuk ia doli.
Ai sonte beson e shpreson se e treta do të jetë e vërteta dhe do të bëhet shqiptari i parë që fiton titullin e botës në boksin profesionist.
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...