Akil Gjakova arriti të dal i pesti në Olimpiadën e Parisit në kategorinë deri në 73 kilogram të sportit të xhudos.
Gjakova pati super paraqitje deri në gjysmëfinale kur u ndal nga azeri, Hidayat Heydarov, i cili në fund u shpall kampion olimpik, shkruan Arbresh.info.
Në luftën për medaljen e bronztë ai u mposht nga japonezi Soichi Hashimoto dhe iu shua ëndrra për medalje olimpike.
Pas kësaj i pari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi i doli në mbështetje Gjakovës.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkroi se fati nuk ishte në anën e Akilit dhe vendi i pestë është një sukses në Lojëra Olimpike.
“Vendi i pestë në Lojërat Olimpike është sukses I madh. Fati sot nuk ishte me ty. Kokën lart kampion”, ka shkruar presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.
Lojërat Olimpike në sportin e xhudos do të vazhdojnë nesër me kategori tjera ku në atë deri në 63 kilogram merr pjesë edhe xhudistja kosovare, Laura Fazliu./Arbresh.info
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...