Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka dhënë lajmin e madh lidhur me stadiumin e qytetit.
I pari i komunës ka bërë me dije se Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka hedhur poshtë ankesën rreth procesit të rinovimit të Stadiumit të Qytetit në Gjilan, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
“Pas shumë vitesh padrejtësi, sot është marrë vendimi për Stadiumin e Gjilanit që të gjithë po e presim me padurim.
Vendimi i OSHP-së i hap rrugë realizimit të këtij projekti madhor.
Tashmë nuk ka më dilema: procedurat ecin përpara dhe Gjilani do ta ketë stadiumin që i takon, sipas standardeve të UEFA-s, ashtu siç kemi premtuar!
Ne nuk ndalemi. Për krenarinë tonë, për qytetin e sportit e sportistëve, shihemi së shpejti në stadium”, ka thënë Hyseni në “Facebook”.
Më tutje, ai ka bërë me dije se edhe projekti aktual i stadiumit do të ndryshohet, me projektin e ri që parasheh se stadium të jetë i mbuluar i tëri.
“Edhe një lajm i mirë, projekti i stadiumit do të ndryshohet, do të mbulohet i tëri e do të bëhet më modern, tashmë është krijuar grupi punues”, ka shkruar kryetari Hyseni.
Rinovimi i stadiumit të Gjilanit ka nisur që nga viti 2017, i cili ende është në fazat e para të rinovimit.
Nga klasat në bregdetin shqiptar – SBASHK shpërblen arsimtar...
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit Ardian Osmanit, i cili...
Irani pretendon se ka goditur qendrën e Mossadit
Gjykata lë në burg Erion Veliajn, SPAK paraqet prova të reja...
Osmani pritet me nderime ushtarake në Hungari
Guri ironizon Pecin për pushimet verore: Janë me kalu kohë m...