Kryetari Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi gjatë ditës së sotme (e shtunë) ka vizituar stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, aty ku i gjithë kombi përjetoi çaste lavdie e krenarie gjatë dy viteve të fundit nga djelmoshat tanë dardanë.
Përgjegjësi i stadiumit Benet Rezniqi e njoftoi presidentin Ademi për punët që janë bërë gjatë periudhës prej se janë ndalur aktivitetet sportive në vend për shkak të Coronavirusit Covid-19.
Në fakt, punëtorët e stadiumit nuk i kanë ndërprerë për asnjë ditë punimet në fushë, duke u kujdesur që ta bëjnë rikuperimin dhe mirëmbajtjen e saj.
Gjatë kësaj faze është rimbjellë një sasi e konsiderueshme e barit, derisa me udhëzimet e ekspertëve të kësaj fushe është bërë edhe hedhja e rërës dhe preparateve tjera të nevojshme në fushën e gjelbër.
Ndërkohë, brenda objektit është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha ambienteve.
Kësisoj, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë plotësisht i gatshëm dhe në nivelin më të mirë për ndeshjet e Kombëtares në muajt e vjeshtës së ardhshme.

Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...