Kryetari i tifo-grupit të Përfaqësueses së Kosovës “Dardanët”, Lulzim Berisha dhe njëri prej themeluesve të këtij grupi Fatos Berisha janë të ftuarit e sotëm në emisionin ‘Rock n’Roll Football’, emision i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për ‘Euro 2020’ ndaj Anglisë në Prishtinë të dielën, pas ndeshjes me Çekinë të enjten.
Për ndeshjen ndaj ‘Tre Luanëve’, kryetari i ‘Dardanëve’ Lulzim Berisha premton një befasi të madhe.
“Do të ketë befasi. Slogani për këtë ndeshje do të jetë special”, ka zbuluar Berisha për ‘Rock n’Roll Football’.
“Do t’i tregojmë botës se nuk jemi popull i njejtë si serbët, bullgarët, maqedonasit apo tjerët, që merren me racizëm”, vlerësoi Berisha.
“Populli shqiptar është shumë mikëpritës dhe kështu futbollistët me ngjyrë të Anglisë do t’i tregojnë botës për mikëpritjen që morën në Prishtinë”, shtoi Berisha.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...