Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ështëbashkuar Mbrëmjes së Komitetit Olimpik të Kosovës me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë.
Haradinaj ka shfrytëzuar këtë rast për të bërë thirrje në mbështetje të talenteve të rinj në vendin tonë.
Përmes një statusi në Facebook ai tha se “të shërbej vullneti dhe pasioni i Majlindës si frymëzim për të mbrojtur ngjyrat e flamurit tonë”.
“Ajo që para katër vjetësh ishte ëndërr e jona, sot, falë punës së palodhur të shumë grave e burrave është realitet që na bën krenarë. Kënaqësi t’i bashkohesha Mbrëmjes së Komitetit Olimpik të Kosovës, me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, si rast ideal për të bërë thirrje në mbështetje të talentëve të rinj të vendit tonë, duke investuar në rrugëtimin e tyre drejt majave të suksesit. Të na shërbej vullneti dhe pasioni i Majlindës, si frymëzim për të mbrojtur ngjyrat e flamurit tonë. Gëzuar familjes olimpike! RH”, ka shkruar ai.

ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...
“Ti smuhesh pa Klodin, po prish çift”, debat mes Elijonës dh...
Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses...