Kryeministri italian, Giuseppe Conte, dëshiron të mbajë takim bashkë me të gjitha autoritetet e futbollit në mënyrë që ta kuptojë sa më mirë situatën aktuale dhe të gjendet mënyrë më e mirë për të dalë nga kjo situatë.
Të enjten do të zhvillohet një takim mes kryeministri dhe ministrit të Sportit italian dhe Federataës së Futbollit, ku do të diskutohet sërish për protokollin që duhet të ndiqet nëse rinis sezoni, transmeton Gazeta Express.
“Ne do ta grumbullojmë botën e sportit dhe futbollit, bashkë me Ministrin e Sportit Vincenzo Spadaforan, për të diskutuar. Ne do t’i grumbullojmë kërkesat nga Federata e Futbollit dhe Federatat e tjera për ta krijuar një pikturë se si mund t’i kthehemi aktiviteteve sportive”, ka thënë Conte.
Këtë javë, klubet e Serisë A kanë filluar t’i testojnë lojtarët e tyre dhe stafin, në mënyrë që të fillohet me seancat stërvitore individuale. Megjithatë, kryeministri s’dha garanci se do të përfundohet sezoni aktual.
“Unë ende nuk jam marrë me futbollin, por ne do të dëgjojmë dhe do të arrijmë marrëveshje. Ministri i Sportit ka bërë punë të shkëlqyeshme, por është e drejtë t’i lëmë të gjitha autoritetet e futbollit dhe sportit të përballen me qeverinë në nivelet më të larta”, shtoi më tutje kryeministri italian.
“Natyrisht, duhet t’i kemi parasysh rekomandimet e dhëna nga Komiteti Shkencor Teknik”.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...