Kroos zgjedh fituesin në fuqi të Topit të Artë pasardhësin e tij ideal tek Reali

23:40 | 22 Korrik 2025
D.H

Toni Kroos ka përzgjedhur Rodrin si pasardhësin ideal të tij në mesfushën e Real Madridit, duke theksuar se sa shumë ka vuajtur Manchester City gjatë mungesës së tij për shkak të një lëndimi.

Kroos e ka mbështetur publikisht mesfushorin e Manchester Cityt si zëvendësuesin perfekt për të te ‘Los Blancos’.

Në një intervistë të fundit, mesfushori tashmë i pensionuar e lavdëroi yllin spanjoll, duke thënë se prania e tij në fushë shpesh kalon pa u vënë re, por mungesa e tij tregon sa thelbësor është në të vërtetë.

Kroos beson se ndikimi i Rodrit në mesfushë është pikërisht ajo që i mungon Real Madridit.

“Një gjë është e qartë. Pozicioni i mesfushorit qendror është themelor në futbollin modern, nuk ka dyshim për këtë”.

“Shikoni çfarë ndodhi me Manchester Cityn kur një lojtar si Rodri u lëndua. Ajo që ndodh me një mesfushor të mirë mbrojtës është se mungesa e tij ndihet kur nuk është aty”.

“Kur është, gjithçka duket normale, si të thuash, nuk e vëren askush, sepse gjithçka është në rregull dhe pastaj sulmuesit mund ta mbyllin ndeshjen me qetësi”.

“Shiko, që kur jam pensionuar, jam kthyer në tifoz i Real Madridit, është normale, pas 10 vitesh këtu. Dhe kam parë, si të gjithë tifozët e tjerë, që nuk ka qenë një sezon i lehtë”.

“Dhe njerëzit thoshin: ‘Aaaah, është sepse Toni Kroos nuk është aty’ Dhe unë doja vetëm që gjërat të funksiononin mirë dhe që të ndalonin së thëni këtë”, ka thënë Kroos.

Shpërndaje në rrjete sociale