Toni Kroos ka përzgjedhur Rodrin si pasardhësin ideal të tij në mesfushën e Real Madridit, duke theksuar se sa shumë ka vuajtur Manchester City gjatë mungesës së tij për shkak të një lëndimi.
Kroos e ka mbështetur publikisht mesfushorin e Manchester Cityt si zëvendësuesin perfekt për të te ‘Los Blancos’.
Në një intervistë të fundit, mesfushori tashmë i pensionuar e lavdëroi yllin spanjoll, duke thënë se prania e tij në fushë shpesh kalon pa u vënë re, por mungesa e tij tregon sa thelbësor është në të vërtetë.
Kroos beson se ndikimi i Rodrit në mesfushë është pikërisht ajo që i mungon Real Madridit.
“Një gjë është e qartë. Pozicioni i mesfushorit qendror është themelor në futbollin modern, nuk ka dyshim për këtë”.
“Shikoni çfarë ndodhi me Manchester Cityn kur një lojtar si Rodri u lëndua. Ajo që ndodh me një mesfushor të mirë mbrojtës është se mungesa e tij ndihet kur nuk është aty”.
“Kur është, gjithçka duket normale, si të thuash, nuk e vëren askush, sepse gjithçka është në rregull dhe pastaj sulmuesit mund ta mbyllin ndeshjen me qetësi”.
“Shiko, që kur jam pensionuar, jam kthyer në tifoz i Real Madridit, është normale, pas 10 vitesh këtu. Dhe kam parë, si të gjithë tifozët e tjerë, që nuk ka qenë një sezon i lehtë”.
“Dhe njerëzit thoshin: ‘Aaaah, është sepse Toni Kroos nuk është aty’ Dhe unë doja vetëm që gjërat të funksiononin mirë dhe që të ndalonin së thëni këtë”, ka thënë Kroos.
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...