Spanja e Kroacia përballen në finalen e Ligës së Kombeve.
Kroacia nuk ka fituar një trofe të madh ndërkombëtar dhe kjo është mundësia e tyre për të fituar Ligën e Kombeve 2022-23, kur përballen me Spanjën në finalen e së dielës në “Roterdam”.
Skuadra e Luka Modric iu afrua më së shumti në Kupën e Botës 2018 dhe kanë arritur një tjetër finale pesë vjet më vonë, pasi mundën Holandën 4-2 në gjysmëfinale.
Ndërsa Spanja do të kërkojë të rikthejë pak lavdi pasi fitoi për herë të fundit Kampionatin Evropian në 2012, me një nënkampion në Ligën e Kombeve 2020-21.
“La Roja” mposhti Italinë 2-1 për të arritur në ndeshjen përballëse të së dielës.
Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare:
Kroacia: Livakovic; Juranovic, Erlic, Sutalo, Perisic; Modric, Brozovic, Kovacic; Pasalic, Kramaric, Ivanusec.
Spanja: Simon; Navas, Le Normand, Laporte, Alba; Fabian, Rodri; Asensio, Gavi, Pino; Morata.

Finalja e Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës është planifikuar për më 18 qershor 2023, në stadiumin Feyenoord – ose më i njohur si De Kuip – në Roterdam, Holandë./Arbresh.info/
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...
Kurti takohet me studentët: Ju jeni pasuria më e madhe e ven...