Kombëtarja e Kroacisë sonte luan ndeshjen e fundit ndaj Armenisë, në kuadër të kampanjës kualifikuese për “Euro 2024”.
Kjo ndeshje është vendimtare për Kroacinë dhe luhet me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, shkruan Arbresh.info.
Një fitore e Kroacisë është e domosdoshme për kualifikim ndaj një Armenie të pashpresë.
Barazimi do të rrezikonte kualifikimin e kroatëve, pasi nëse Wales do të shënonte fitore ndaj Turqisë atëherë me pikë të njëjta do të kalonin uellsianët në Euro 2024.
Kujtojmë që në grupin D, prinë Turqia e cila ka siguruar kualifikimin tutje me 16 pikë e dyta është Kroacia me 13 pikë, Wales është i treti me 11, teksa Armenia është e katërta me tetë pikë, ndërsa tabelën e mbyllë Letonia me tre pikë./Arbresh.info/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00