Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani ka treguar se vendimi për t’u transferuar te Torino nuk ka qenë i vështirë, pavarësisht interesimit nga klube të tjera.
“Në Torino gjeta një projekt që më përshtatet dhe ndjeva besimin e të gjithëve. Për këtë arsye zgjedhja ishte e lehtë, megjithëse ditët e fundit të afatit kalimtar të verës ishin disi stresuese”, u shpreh 23-vjeçari.
Asllani shtoi se përvoja te Interi i ka vlejtur shumë në karrierë.
“Te Empoli fitova titullin me ekipin e të rinjve, më pas erdhi telefonata e Interit – diçka unike për mua si tifoz zikaltër. Në Milano fituam titullin dhe vendosëm yllin e dytë, një moment magjik. Tani dua që te Torino të jem një shembull, ashtu siç ishin Çalhanoglu e Barella për mua”, ka theksuar reprezentuesi i Shqipërisë.
Bellingham mohon zërat për probleme të brendshme tek Reali
Një 36-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren
Haxhiu: Ende pa vendim për Presidentin, Kurti dhe Osmani pri...
Policia e Shqipërisë në gatishmëri, apel për kujdes në akset...
Duka reagon pas rinovimit të Sylvinhos: Vazhdojmë së bashku ...
Fillon bora në Bogë