Pas barazimit me Serbinë në “Air Albania”, Shqipërinë e pret testi i radhës nesër mbrëma.
Kombëtarja shqiptare përballet me Letoninë në ndeshjen e katërt kualifikuese për Botëror, me fillim nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.
Një ditë para ndeshjes në konferencë për media doli trajneri Sylvinho së bashku me yllin e kombëtares, Kristjan Asllani.
Futbollisti i Interit u shpreh se kjo është ndeshje e vëshitrë si dhe komentoi rrjedhën e ndeshjes së fundit me Serbinë.
“Duhet rikarikuar bateritë, sepse vijmë nga një ndeshje shumë pozitive nga aspekti i lojës. Kemi luajtur shumë mirë, na ka munguar vetëm goli. Tani e dimë që kemi një ndeshje të vështirë, por na duhen tre pikët për objektivat dhe ëndrrën tonë”, tha fillimisht ai.
Më tej ai ka folur për kundërshtarin e nesërm ku thekson se nesër synimi i vetëm është fitorja.
“Që kur ka ardhur trajneri, mendoj se i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Duhet të mendojmë për skuadrën, nesër kemi një ndeshje të vështirë. Kanë një trajner italian, i njoh italianët si punojnë. Do jetë një ndeshje taktike, sepse punojnë me anën taktike. Një ndeshje ku ata do të mbrohen shumë mirë. Nuk mendoj për Kristjan Asllanin, por për skuadrën. Kemi ardhur këtu vetëm për të fituar këtë ndeshje”, vazhdoi Asllani.
Tutje ai u pyet edhe për një ish-bashkëlojtar të tij tek Empoli i cili përfaqëson kombëtaren e Letonisë.
“Dmitrijs Zelenkovs e mbaj mend shumë mirë, sepse kemi kaluar dy vite bashkë te Empoli. Është futbollist shumë i mirë teknikisht dhe nesër do të shihemi pas 3-4 viteve. Jam i lumtur që do ta shoh prapë. Besoj do të ndërrojmë bluzat, do t’ia kërkoj unë. Shpresoj që të fitojmë”, u shpreh Kristjan Asllani.
Shqipëria aktualisht ka katër pikë pas tri ndeshjeve kurse Letonia në dy sfida ka tre sosh./Arbresh.info
Arrestimi i mësimdhënësit për dhunë, psikologu i shkollës “P...
“Futbolli vazhdon dhe unë largohem me kokën lart” – Le...
Zyrtare/ Kai McKenzie-Lyle – gardiani i ri i FC Ferizaj
Raporti i Sigurisë së Mynihut 2026: Bota ka hyrë në një epok...
Abdixhiku takohet me Osmanin, thotë se biseduan për Bordin e...
Ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollë, ndalohet mësimdhë...