Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Aro Muriç u përjashtuan nga grumbullimi i kombëtares sé Kosovës në shtator për thyerje të rregullave që i kishte përcaktuar FFK-ja dhe selektori, Franco Foda.
Ndërkohë në media u aludua se ka gisht edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi lidhur me këtë ngjarje, madje raportohej se edhe i pati kërcënuar futbollistët, shkruan Arbresh.info.
Në një intervistë për RTK-në, kreu i FFK-së ka mohuar kategorisht kërcënimet ndaj treshesh se përjashtuar.
“Kërcënimi i raportuar ndaj lojtarëve? Po jam takuar dhe ata nuk janë të mitur, mundën me fol vetë. Kanë qenë trajnerët dhe stafi aty, normalisht nuk i ka ardhur mirë askush sepse s’është çmendur t’i largojë lojtarët ndoshta më të rëndësishmit. Kur trajneri bën kërkesë, atëherë e përkrahim. Ka qenë vendim i përbashkët. Trajneri e ka bërë kërkesën, ne e kemi mbështetur”, ka pohuar ai.
Ademi ka komentuar edhe deklaratën e Edon Zhegrovës, i cili kishte deklaruar se ishte përjashtuar nga FFK-ja dhe jo nga trajneri Foda.
“Edoni në konferencë tha se FFK-ja e përjashtoi dhe jo trajneri? Kemi qenë aty bashkërisht. Ka qenë propozim i trajnerit dhe vendim i përbashkët pastaj. Nuk besoj që nuk ka njeri që e do Zhegrovën te Federata. Nëse dikush s’e kishte dashur, nëse s’e kishte dashur Agim Ademi atëherë s’do të kishte qenë në kombëtare”.
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...