Krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), presidenti Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, janë takuar sot me drejtorin e sportit për Komunën e Podujevës, Pajtim Balaj dhe përfaqësuesin e klubit të Llapit, Fetah Gashi, në zyrën e FVK-së.
Në këtë takim, ndër të tjerash, u diskutua për përkrahjen dhe zhvillimin e volejbollit në Llap, po ashtu edhe për infrastrukturën dhe përmirësimin e saj.
Palët njëzëri janë dakorduar që të merren hapa konkret në të ardhmen afatshkurtër në ndërtimin e një fushe të volejbollit në rërë në Komunën e Podujevës.
Ndërtimi i kësaj fushe është iniciativë e dy palëve, FVK-së dhe komunës respektive.
Federata e Volejbollit të Kosovës falenderon Komunën e Podujevës për përkrahjen që i jep volejbollit të Kosovës dhe shpresojmë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen./arbresh.info/
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...