Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe ud. Sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj, sot morën pjesë në mbledhjen online të TEP (Top Executive Programme) të UEFA-s.
Në këtë mbledhje në të cilin mori pjesë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, u diskutuan disa çështje të rëndësishme në lidhje me futbollin evropian, teksa tema kryesore ishin çështjet që kanë të bëjnë me kompeticionet e UEFA-s, kualifikimet e Evropianit dhe Liga e Kombeve, përcjell arbresh.info.
Një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj mbledhje ishte edhe shqyrtimi i plotësim-ndryshimit të Statutit të FIFA-s, e ku FFK përmes presidentit Ademi, shprehu mbështetjen për UEFA-n rreth plotësimeve që duhet bërë në statutin e FIFA-s.
Kongresi i FIFA-s do të mbahet në muajin mars dhe FFK do të përfaqësohet nga presidenti Ademi dhe ud.sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj.
Gjithashtu në këtë takim u diskutuan edhe çështje tjera me të cilat preokupohen federatave anëtare të UEFA-s.
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...