Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe përfaqësuesi i grupit të tifozët “Dardanët”, kanë bërë homazhe tek varri i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, me rastin e tre vjetorin të vdekjes së tij.
Kreu i FFK-së, Agim Ademi tha se do ta kujtojnë gjithmonë Vokrrin për kontributin e dhënë për futbollin e Kosovës.
“Në tre vjetorin e ndarjes nga jeta të Legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, sot në orën 09:00, presidenti Agim Ademi bashkë me delegacionin e FFK-së, me prijësin e tifozëve Dardanët dhe me veteranët e futbollit, bën homazhe dhe vendosën buqeta lulesh tek varri i të ndjerit Vokrri.
Presidenti Ademi bashkë me përfaqësuesit e Federatës do ta kujtojnë gjithmonë ish-kryetarin e FFK-së Fadil Vokrrin për kontributin e tij dhënë futbollit kosovar për shumë vjet, e mbi të gjitha për karakterin e tij të fortë e njerëzor”, thuhet në njoftimin e FFK-së./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...