Kepa Arrizabalaga është prezantuar sot te Real Madrid. “Los Blancos” siguruan akordin me Chelsea për huazimin e pastër të 28-vjeçarit bask, portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
Si pasojë e transferimit nga Athletic Bilbao te Chelsea për 80 mln euro në gushtin e vitit 2018. Rekord që mbetet ende në fuqi. Dëmtimi i rëndë i Thibaut Courtois riktheu spanjollët në merkato.
Dhe zgjidhja erdhi nga Kepa Arrizabalaga, i cili do të jetë pjesë e skuadrës së Carlo Ancelottit në këtë sezon. Gjatë prezantimit të tij përpara tifozëve të rinj, Kepa nuk i harroi tre të dëmtuarit: Arda Guler, Thibaut Courtois dhe Eder Militao.
“Ndihem i lumtur dhe krenar që do të luaj me Realin e Madridit. Dua të them disa fjalë edhe për Arda, Thibaut dhe Eder. Të cilët po përballen me momentin më të vështirë në futboll.
Shpresoj që të rikuperohen sa më shpejt. Ata kanë mbështetjen time më të madhe, i përqafoj fort”, u shpreh portieri i ri i Real Madrid.
Gjatë aventurës në “Stamford Bridge”, Kepa fitoi Champions League, Europa League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube./ss
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje