Robin Krasniqi dhe Dominic Boesel pritet të përballen në një rimeç për titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë në IBO dhe WBA, pasi Krasniqi u bë boksieri i parë shqiptar që shpallet kampion bote.
Boksieri nga Kosova, Krasniqi, i cili lufton nën flamurin gjerman, e mposhti Boeselin me një nokaut dërrmues në rundin e tretë në Magdeburg dhe u shpall kampion i përkohshëm i botës në WBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, raporton Gazeta Express.
Pas meçit, Krasniqi konfirmoi për ARD se ka rënë në ujdi për rimeç me Boesel në marrëveshjen e mëhershme.
Boesel, 30 vjeç, po e mbronte titullin për herë të parë në karrierë, pasi e kishte fituar në nëntor të vitit të kaluar.
Por një e djathtë e Krasniqit ishte aq e fortë dhe e shpejtë, saqë boksieri gjerman u rrëzua si një lis i madh dhe koka iu përplas për dyshemeje.
Krasniqi, i cili i kishte humbur luftërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, e jetësoi ëndrrën në tentimin e tretë.
33-vjeçari ishte superior ndaj gjermanit dhe tregoi formë shumë më të mirë fizike, po ashtu.
Pas meçit, Krasniqi konfirmoi se ai dhe Boesel kishin rënë në ujdi paraprake për rimeç.
“Kemi marrëveshje për rimeç”, tha të shtunën pas meçit Krasniqi.
Pas meçit, edhe Boesel tha se nuk do të dorëzohet dhe do të rikthehet për të luftuar për titujt e humbur.
“Unë jam ende i ri, kjo nuk më frikëson. Do të kthehem sërish”, tha Boesel pas meçit.
Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...