Pas kritikave të shumta, Robin Krasniqi ka reaguar për fitoren në “Fadil Vokrri”.
Krasniqi fitoi ndaj Nadjib Mohammedi, pasi ky i fundit u diskualifikua në rundin e nëntë për goditje të palejuara, shkruan Arbresh.info.
Boksieri kosovar nuk është pajtuar me kritikët e tij.
“Tani po bëhen gati 20 vite nga kur unë kam filluar me boks profesionist dhe të shtunën e 5 gushtit në mbrëmje, e zhvillova duelin e 60-të. Ndërkohë i kam fituar 2 tituj të botës, 2 tituj evropian dhe dhjetëra tituj internacional, por dje dhe sot e kuptova nga rrjetet sociale se unë nuk po e kuptoja boksin fare, madje paskam ardhur në Kosovë për të më falur referi fitoren. Sipas ekspertëve të rrjeteve sociale, individëve të caktuar, që çdo gjë bëjnë për të krijuar klikime dhe sipas komentatorëve zyrtar që e kanë komentuar duelin tim të së shtunës, unë vërtet e paskam humbur duelin dhe fitoren ma paska dhuruar referi. Me këto dy grupet e para me të vërtet nuk do merrem fare, sepse është shumë në rregull nëse e kanë një pikëpamje tjetër për shkak se nuk janë profesionist të fushës, por unë pasi e shikova duelin me komentim, kam metur pa koment dhe vërtetë secilin nga “ekspertët” e rrjeteve sociale, e kuptoj”, ka shkruar ai.
Ndeshja u zhvillua të shtunën në “Fadil Vokrri”./Arbresh.info/
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...