Robin Krasniqi e ka mbrojtur titullin evropian në boksin profesionit në kategorinë e peshave super të mesme “EBU”, pasi e mundi me pikë boksierin nga Venezuela, Ronny Landaetan, të shtunën në Gjermani.
Në një meç 12-rundesh në Dessau, Krasniqi fitoi me pikë pasi ishte më i mirë si kundërshtari i tij, veçanërisht në pesë rundet e para, raporton Gazeta Express.
Në fakt, Landaeta u caktua për të boksuar me Krasniqin në momentet e fundit, pasi kundërshtari i paraparë i Krasniqit, Stefan Hartel, ishte tërhequr në çastet e fundit.
Pas triumfit në Anhalt Arena – Dessau në Gjermani, Krasniqi e mbrojti titullin EBU (European Super Middleweight).
Për Haxhi Krasniqin kjo ishte lufta e 54-të në karrierë, ku deri më tash boksieri nga Juniku ka arritur 49 fitore, ndërsa në 5 raste ka pësuar disfata.
Në anën tjetër për boksierin nga Venezuela, ky ishte meçi i 17-të, 16 nga të cilat i ka fituar dhe e ka humbur një, sonte kundër Krasniqit. /Express/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...