Ermal Krasniqi po kalon në formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Rapidit të Bukureshtit.
Së bashku me Albion Rrahmanin, Krasniqi është njëri nga lojtarët kyç tek skuadra rumune, shkruan Arbresh.info.
Pavarësisht formës së lartë, Ermali nuk ka marr ftesë nga Franco Foda për dy ndeshjet miqësore të kombëtares së Kosovës në muajin mars, që Kosova do t’i luaj ndaj Armesnisë dhe Hungarisë.
Në një intervistë për RTV Dukagjini, Ermal Krasniqi tha se e ka pritur ftesën e trajnerit, duke marrë parasysh formën që po kalon.
“E kam pritur ftesën, por ky ka qenë vendim i trajnerit dhe normalisht e respektoj, kurdo që ka nevojë Kosova për mua jam i gatshëm”, ka thënë ndër të tjera futbollisti i Rapidit të Bukureshtit, Ermal Krasniqi.
Krasniqi në nëntë ndeshje të luajtura në Superligën e Rumanisë ka realizuar katër dhe ka dhuruar tri asistime./Arbresh.info/
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...