Ish-lojtari i Juventusit, Sergio Porrini, tashmë pjesë e stafit teknik të Kombëtares Shqiptare (krahu i djathtë i trajnerit Edoardo Reja), ishte i ftuar në emisionin “FanZone” në SuperSport, ku fillimisht foli për situatën e vështirë që po kalon Italia për shkak të Koronavirusit.
“Tani situata është më e mirë. Ka qenë një periudhë e vështirë, me shumë viktima. Fatmirësisht po ulet numri i viktimave. Sa i takon futbollit, duke një situatë më e mirë. Pas 3-4 javësh njerëzit pritet të kenë më shumë liri dhe të nisin me aktivitetet sportive.”
Komunikimi me kuqezinjtë: Flas me trajnerin Reja dhe me lojtarët, pasi duam ta dimë gjendjen e tyre. Ata kanë marrë udhëzime nga klubet që të stërviten. Po punojnë për të mbajtur gjendjen fizike, që të jenë gati për nisjen e aktivitetit. Për ne është pak e vështirë të organizohemi. Kur nuk ka kampionate, nuk është se kemi çfarë të bëjmë. Normalisht kemi bërë një program.
Ulja e pagave: Të gjithëve na është ulur paga. Reja na ka telefonuar dhe e kemi pranuar me kënaqësi. Të gjithë ishim gati, pasi e dimë situatën dhe kjo është më se normale.
Prurjet në Kombëtare: Po punojmë për të konsoliduar skuadrën. Kemi afruar lojtarë si Selahi dhe Kamberi, apo edhe emra si Bare e Kumbulla.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin