Meritan Shabani është ndër lojtarët e rinj shqiptarë që luajnë në ligën elitare të futbollit gjerman, Bundesliga.
Mesfushori shqiptar është pjesë e skuadrës më të madhe gjermane, Bayern Munichut.
Rreth cilësisë së lojtarit ka folur së fundi edhe trajneri i ekipit, kroati Niko Kovac, i cili ka lavdëruar lojtarin.
“Hasan Salihamidzic merret me transferimet, por Meritani është duke u zhvilluar mirë. Jam i lumtur. Ai ka luajtur shumë ndeshje për ekipin e të rinjve”, ka thënë Kovac për welt.de.
Javën e kaluar është raportuar prej medieve holandeze se për shërbimet e 19-vjeçarit është interesuar skuadra e madhe e Ajaxit.
Theksojmë se futbollisti këtë edicion për ekipin e parë të gjigantit gjerman ka luajtur dy ndeshje, një në Bundesligë dhe një në kupën gjermane.
Ndryshe, ai ka kontratë të vlefshme me bavarezët deri në qershor të vitit 2020.
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...