Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2018, Kosovë – Turqi, e cila do të luhet më 11 qershor 2017, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në ora 20:45, dalin në shitje të enjten, më 1 qershor.
FFK po ashtu njofton se biletat e prodhuara kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit ‘Loro Boriçi’ është i kompjuterizuar.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:
Tribunat E2, E3, E4 = 7 Euro
Tribunat E1, E5 = 15 Euro
Tribunat D1, D4 = 15 Euro
Tribunat D2, D3 = 20 Euro
Tribunat C1, C5 = 15 Euro
Tribunat C2, C3, C4 = 7 Euro
Tribunat A, B = 55 Euro
Tribuna VIP = 110 Euro
Biletat mund të blihen në qytetet kryesore të Kosovës në pikat e mëposhtme:
PRISHTINË
MALËSIA REISEN, Rruga Fehmi Agani 137
SUHAREKË, Qendra Zejtare
PRIZREN
MALËSIA REISEN, Rruga Jeremin De Rada
DEÇAN
GECI TOURS, Rruga Luan Haradinaj
PEJË
GECI TOURS, Rruga Eliot Engel
GJILAN
RINORI TRAVEL, Rruga Adem Jashari
GJAKOVË
WEST FLY, Rruga: Nënë Tereza
FERIZAJ
VENERA TOURS, Rruga Dëshmorët e Kombit
MITROVICË
DPT Kmobile, Rruga Mbretëresha Teutë
VITI
TANAMERA
KLINË
EUROTOURS
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...