Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit.
Pavarësisht një dominimi të plotë gjatë 45 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” shkuan në pushime me rezultat 0 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën drejtimin e trajnerit Bernard Challandes, i cili ka bërë një mori ndryshimesh në linjën startuese për këtë ndeshje, kishte gjithsej mbi dhjetë raste në drejtim të portës së mysafirëve por asnjë nuk ishte konkretizuar.
Vlen të përmendet se Bernard Berisha ishte shumë aktiv gjatë këtyre minutave duke shfaqur një paraqitje impresive.
Kjo ndeshje është një test përgatitor para takimit në fillim të javës së ardhshme kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim rreth ndeshjes në Prishtinë./arbresh.info/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan