Emocionet e kosovarëve përpara ndeshjes Ishujt Faroe – Kosova tashmë kanë filluar.
Sonte prej orës 18:00 do të nisë ndeshja në kuadër të Ligës së Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës tenton ta marrë fitoren e tretë në këtë garën e re evropiane.
Në këtë video një tifoz kosovar ka marrë një flamur, në të cilin është emri i Kosovës, dhe ngjyrat e saj, dhe po e valon në Ishujt Faroe, raporton Gazeta Express.
Personi që po e mban flamurin është Flori Kajtazi.
Mbështetja e shqiptarëve nuk ka munguar as dje në arritjen e Kombëtares së Kosovës në Faroe.
Në hyrje të hotelit, lojtarët e Kosovës u pritën nga një familje kosovare, dhe fëmijët e kësaj familjeje ishin të veshur me flamuj të Kosovës, ku pastaj me ta presidenti i FFK-së Agim Ademi e bëri një fotografi, dhe i falënderoi për mikpritjen.
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut