Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, është bërë femra e parë që ka marrë çmimin ‘Këmba e Artë’, i ndarë nga Principata e Monakos.
Asllani tha se ky është një çmim që ndahet për dikë me një karrierë të madhe ndërkombëtare, është të paktën 29-vjeç dhe ka një personalitet të fortë.
Bashkë me Asllanin, çmimin e njëjtë e ka fituar edhe Roberto Lewandowski, për meshkuj.
“Një nga ato netët e veçanta. Shumë krenare dhe e nderuar që shkruaj histori duke marrë çmimin e parë ‘Këmba e Artë’ për një lojtare femra”, shkroi Asllani në reagimin e saj në Facebook.
“Pjesa e veçantë me këtë çmim është se fituesi lë një kallëp të përhershëm të gjurmëve të tyre në “Shëtitoren e Kampionëve”, në breg të detit të Principatës së Monakos”, shtoi ajo.
Asllani falënderoi Monakon, Princin Albert, Presidentin Antonio dhe gjithë organizatën, për mirënjohjen.
“Ky çmim përfaqëson futbollin e femrave dhe sa larg ka arritur, por gjëja më e mirë është se ne sapo kemi filluar”, përfundoi futbollistja.


26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa
Aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, dy të lëndu...