Ekipi kombëtar i Kosovës do të udhëtojë mëngjesin e sotëm drejt Shkupit, para takimit vendimtar kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 kundër shtetit fqinj, Maqedonisë së Veriut të enjten.
Kosova është mysafire e Maqedonisë së Veriut në Arenën Kombëtare Todor Proeski, në një ndeshje gjysmëfinale të play-off’it për pjesëmarrje në Euro 2020 që mbahet verën e vitit të ardhshëm.
Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit Bjellorusi – Gjeorgji në finalen e nëntorit.
Kombëtarja verdhekaltër është në kërkim të pjesëmarrjes së parë historike në një kampionat evropian, njëlloj si shteti i vet fqinj, vetëm katër vjet pas pranimit në UEFA dhe FIFA.
Kontingjenti i Kosovës do të nisët drejt Shkupit sot para drekës dhe do ta mbajë një stërvitje të fundit në Todor Proeski këtë mbrëmje, para ndeshjes së enjtes në orën 20:45.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, përballet me shumë mungesa, përfshirë lojtarët kyçë si Vedat Muriqi, Milot Rashica, kapiteni Amir Rrahmani, Hekuran Kryeziu dhe Besar Halimi.
Challandes e grumbulloi ekipit të hënën dhe i kreu disa stërvitje në stadiumin e Prishtinës Fadil Vokrri para udhëtimit drejt shtetit fqinj. /Gazeta Express/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...