Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave U22, siguron dy fitore të mëdha kundër Maqedonisë dhe Turqisë
Kombëtarja ka arritur dy fitore të mëdha, në kuadër të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, të shtunën në mesditë.
Vashat “Dardane” fillimisht të premten mbrëma u mposhtën nga Rumania me rezultat 0-2 (12:21, 19:21), mirëpo treguan paraqitje brilante në ditën pasuese.
Fillimisht ekipi i përbërë nga dyshja Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari mposhti Maqedoninë me rezultat 2-0 (21-9, 21-5), para se të tregohej e fortë edhe për Turqinë, të cilën e mposhtën me rezultat 2:1 (16-21, 21-13, 15-13).
Kosova ne grupi B ka siguruar 3 fitore dhe 1 humbje, pritet të zhvillohen edhe dy ndeshje te këtij grupi për të mësuar nëse dardanet do të jenë në gjysmëfinalen.
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati