Kosova U21 u ndal me barazim 0-0 nga Rumania në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Euro 2027.
Vendasit ishin më të mirë gjatë pjesës së parë, por gardiani dardan ishte shpëtimtar i Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Brenda 13 minutave të para rumunët patën tri raste të mira shënimi, por Sheji ishte në vend.
Kosova mundësinë më të mirë e pati në minutën e 14-të me Muçaj, por goditja e tij shkoi jashtë.
Edhe në minutën e 35-të, portieri dardan Sheji shpëtoi skuadrën pasi mbrojtja ra nga loja.
‘Dardanët’ e rinj e nisën furishëm pjesën e dytë duke rrezikuar me anë të Hekuran Berishës, por goditja e tij u ndal nga portieri vendas.
Një tjetër rast për gol e pati edhe Eliot Bujupi në minutën e 70-të, por sërish Kosova hasi në rezistencën e portierit të Rumanisë.
Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë.
Pas katër ditësh Kosova e pret Spanjën në ndeshjen e dytë kualifikuese./Arbresh.info
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...