Kosova ka mundur Luksemburgun me rezultat 84:58 për të triumfuar në FIBA European Challenger, për U18 te meshkujt, kampionat që u zhvillua në Tiranë.
Dardanët shënuan katër fitore në katër ndeshje dheu shpall kampione e kësaj gare. MVP i këtij kampionati u shpall Visar Ejupi i Kosovës.
Pas një fillimi të baraspeshuar, basketbollistët e Kosovës filluan të luajnë më mirë, duke pasur epërsi 20:12, derisa çereku i parë përfundon 26:20. Dardanët e rinjë vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë në 34:24, por një seri prej 0:7 nga ana e Luksemburgut ngushtoi shifrat në 34:31. Kosova sërish mori lojën në duar, duke arritur epërsi prej 44:36 por më pas kishte një rënie dhe pjesa e parë përfundon 46:45.
Kosova ishte fantastike në periodën e tretë, që dominoi në mbrojtje dhe në sulm, ku arritën epërsi prej 20 pikësh, 68:48, ndërsa Luksemburgu shënoi vetëm tri pikë për dhjetë minuta dhe kjo ishte një meritë e Dardanëve që aplikuan mbrojtje të fortë dhe agresive, duke ndalur lojtarët kryesorë të tij. Dardanët menaxhuan lojën edhe në 10 minutat e fundit, madje thelluan edhe më shumë epërsinë, për të triumfuar në fund 84:58.
Te Kosova në finale u dalluan Dion Sheqiri me 14 pikë, 8 kërcime e 9 asistime, Hajriz Hazeri me 11 pikë e 10 kërcime, Rinol Gashi me 13 pikë e 10 kërcime, Visar Ejupi me 14 pikë, Eliot Peci me 13 dhe Bardh Istrefi me 10 pikë.
Vendin e tretë e zuri Shqipëria, të katërtin Andorra, Gjibraltari u rendit i pesti, Malta të gjashtin dhe Moldavia të shtatin.
Ndryshe Finalja është luajtur në kryeqytetin e Shqipërsie në Tiran./arbresh.info/
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...