Hendbollistet e Kosovës U18 janë mposhtur nga Egjipti në kuadër të garës për plasman (21-24) në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.
Të enjten herët në mëngjes, Kosova U18 pësoi me rezultat 29:22, ku dallimi u bë në pjesën e parë të cilën Egjipti e fitoi 14:8, përcjell Arbresh.info.
Më efikasja te Kosova ishte Arjeta Imeraj me shtatë gola. Gjashtë i shënoi Diona Dreshaj, ndërsa me tri gola takimin e përfundoi Orgesa Gola.
Pas dy fazave grupore, vajzat tona po garojnë për plasman nga pozitat prej 21 deri në pozitën e 24-t.
Të premten herët në mëngjes Kosova U18 luan ndaj Nigerisë për vendin e 23-të. Ndërkohë për vendin e 21-të luajnë Taipei Kinez dhe Egjipti.
Ndeshja e nesërme me Nigerinë është e fundit për Kosovën në Botërorin në Kinë.
Të kujtojmë që për herë të parë një Kombëtare e Kosovës në konkurrencë të sportisteve në sportet ekipore është kualifikuar dhe po paraqitet në Kampionat Botëror./Arbresh.info
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...