Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, e ka përfunduar me fitore paraqitjen në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.
Të premten Dardanet e reja fituan ndaj Nigerisë me rezultat 21:18. Ndeshja ishte e vlefshme për vendin e 23-të. Pra Kosova U18 ka përfunduar e 23-ta prej 32 ekipeve kombëtareve pjesëmarrëse në Botëror.
Për hendbollistet tona të reja është paraqitja e parë në Botëror. Në fakt për herë të parë një ekip kombëtar i Kosovës në konkurrencë të sportisteve, në sportet ekipore, është kualifikuar dhe është paraqitur në Botëror. Dhe në pjesëmarrjen e parë nëntë ekipe kombëtare janë lënë prapa.
Pjesa e parë e ndeshjes me Nigerinë ishte e fortë dhe e barabartë, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 7:7.
Në pjesën e dytë Kombëtarja jonë, përkundër telasheve me lëndime, shfaqi më tepër dhe arriti fitore. Kombëtarja jonë ishte vazhdimisht në epërsi dhe fitoi në fund me rezultat 21:18.
Diona Dreshaj i shënoi 10 gola për Kosovën dhe u shpall më e mira e ndeshjes. Arjeta Imeraj, Orgesa Gola e Andra Uglani i shënuan nga 3 gola.
Botërorin e parë të saj, Kosova U18 e përfundoi me tri fitore e katër disfata.
Paraqitja në Botëror është sukses i madh i kësaj kombëtareje dhe hendbollit kosovar në përgjithësi. Përvoja në Kampionatin Botëror do të jetë përvojë me rëndësi shumë të madhe për karrierën e mëtejme të kësaj gjenerate, prej të cilës pritet shumë. /rtk
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...