Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje në ndeshjen hapëse të turneut kualifikues të rrethit të dytë për Evropianin 2022, që po organizohet nën organizimin e FFK-së.
Dardanet e reja nuk kanë arritur t’i rezistojnë Gjermanisë, duke pësuar në fund humbje me rezultat 4:0.
Vashat tona kanë arritur t’i bëjnë ballë rivaleve shumë më cilësore vetëm në pjesën e parë, pasi në pushim shkuan pa pësuar gol, falë edhe paraqitjes së shkëlqyeshme të portieres Alma Demiri, përcjell arbresh.info.
Ndërkaq, në pjesën e dytë gjermanet ishin shumë më efikase, duke realizuar katër herë në portën dardane. Serinë e golave e hapi Jella Veit, në minutën e 54-t.
Katër minuta më vonë Maria Steiner realizoi për 2:0, derisa e njëjta lojtare shënoi edhe në minutën e 69-të.
Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vendosi Paulina Platner, në minutën e 77-të. Ndeshjen e radhës vajzat e drejtuara nga Kushtrim Munishi e zhvillojnë më 26 mars kundër Austrisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:00.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër