Kombëtarja e Kosovës U16 në futboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s, që po mbahet në Tiranë.
“Dardanët e rinj” triumfuan ndaj Andorrës me rezultatin 2:1, shkruan Arbresh.info.
Ditë më parë Kosova U16 e mposhti edhe San Marinon me rezultat shumë të thellë, 7:0.
Në përballjen e sotme, dy golat për fitoren e Kosovës U16 i realizoi Unejs Mustafa.
Mustafa golin e parë e shënoi në minutën e 41-të kurse golin e dytë e realizoi në minutën e 48-të.
Ndërkohë golin e vetëm për Andorrën e realizoi Owen Soriano në minutën e 90-të.
Të përzgjedhurit e selektorit, Mehmed Kurda, ndeshjen e fundit në kuadër të turneut zhvillimor e zhvillojnë të premten ndaj Shqipërisë./Arbresh.info
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave