Një fitore e dy humbje (njëra e pamerituar) është bilanci i Kombëtares së Kosovës U16 në konkurrencën e femrave në Turneun Zhvillimor që u mbajt në Irlandën e Veriut nën përkujdesjen e UEFA-s.
Në ndeshjen e tretë dhe të fundit, që u zhvillua sot, Kombëtarja jonë shënoi fitore kundër Luksemburgut, me rezultat 2:1.
Vashat tona e nisën lojën shumë mirë, me aksione të rrjedhshme dhe arritën të krijojnë epërsi prej dy golash në pjesën e parë. Fillimisht shënoi Indrita Starabanja nga penalltia, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Rrezona Ramadani.
Në pjesën e dytë kundërshtaret e rritën presionin, por vashat tona e administruan mirë lojën, megjithëse Luksemburgu arriti ta ngushtojë epërsinë në fund.
Pas përfundimit të këtij turneu ja se çfarë deklaroi përzgjedhësi i Kombëtares U16, Kushtrim Munishi: “E kemi parasysh që kjo grupmoshë posa ka filluar me stërvitje dhe me gara në futboll, prandaj jemi të vetëdijshëm se duhet ende shumë punë, posaqërisht në klube. Sa i përket këtij turneu mund të them se ka qenë shumë i suksesshëm. Qysh në ndeshjen e parë kundër Irlandës së Veriut, edhe pse humbëm nuk kemi qenë aspak inferior. Lojën kundër Ishujve Faroe e kemi dominuar në çdo aspekt dhe me siguri do ta fitonim sikur ata të mos e shkelnin rregulloren për ndërrim të obliguar të lojtareve. Për këtë gjë pritet të bëhet edhe raport në UEFA për shkeljen e rregullores nga Ishujt Faroe. Ndërkaq, edhe ndeshja e tretë kundër Luksemburgut ka qenë përmbledhje perfekte e lojës tonë, të cilën e kemi përgatitur gjatë punës tonë me këto futbolliste, të cilat i kanë kryer detyrat e tyre në përpikëri, për çka edhe i përgëzoj”.

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...