Përfaqësuesja e Kosovës U21 do t’i zhvillojë dy ndeshje tejet të rëndësishme.
Kosova do të ndeshet me Izraelin dhe Azerbejxhanin në kuadër të kualifikueseve për kampionatin evropian.
Përzgjedhësi i Kosovës, Rafet Prekazi ka grumbulluar 24 futbollistë për këto dy takime.
Në listë është përfshirë edhe sulmuesi i Manchester Cityt i huazuar tek Ipswichi, Bersant Celina.
Te Kosova është rikthyer edhe Dren Feka që më parë ka luajtur edhe për Përfaqësuesen A në ndeshje miqësore.
Ndeshja e parë do të luhet në Mitrovicë përballë Izraelit më nëntë nëntor, ndërsa pesë ditë më vonë djelmoshat tanë do të takohen me Azerbejxhanin në udhëtim.
Ndryshe Kosova U21 ndodhet në Grupin 5 së bashku me Gjermaninë, Irlandën, Norvegjinë, Izraelin dhe Azerbejxhanin, raporton Telegrafi.
Aktualisht përfaqësuesja jonë ndodhet në pozitën e tretë me gjashtë pikë pas katër ndeshjeve.

“Mos se fillojnë ndjenjat”, Ludo ngacmon Elijonën dhe Klodin
Macron: Franca po punon për rifillimin e dialogut me Putin
Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje...
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve