Kosova U-19 ka siguruar një pikë nga përballje e zhvilluar kundër Rusisë U-19 pasditen e sotme (e mërkurë).
Djelmoshat e skuadrës U-19 të Kosovës barazuan me rezultat 1 me 1 në ndeshjen e zhvilluar si mysafirë kundër Rusisë U-19 në fazën e parë të kualifikimeve për Euro U19, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Adonis Aliu dërgoi në epërsi “Dardanët” në minutën e 11′ të pjesës së parë, por festa e skuadrës sonë nuk zgjati shumë për shkak se nikoqirët barazuan menjëherë gjithçka.
Ishte Shkolik që realizoi menjëherë për 1 me 1 një minutë pas golit tonë.
Gjatë pjesës së dytë, veçanërisht në minutat e fundit të takimit, Kosova U-19 kishte një rast tepër të mirë duke goditur edhe shtyllën.
Sidoqoftë, dy skuadrat kanë ndarë pikët dhe tani Rusia qëndron në pozitën e dytë të Grupit 5 me një pikë, aq sa ka edhe Kosova.
Në krye të tabelës pas xhiros së parë gjendet Uellsi me tri pikë të plota pas fitores bindëse ndaj Polonisë që qëndron në fund të tabelës./arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit