Në prag të ndeshjes së tretë dhe të fundit, kundër Lituanisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian Finlanda 2018, Kosova U-19 mbajti seancën e radhës stërvitore.
Gjatë kësaj stërvitje Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi dhe shtabi teknik provuan disa skema të lojës si lojën në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
Lojën në trysni dhe bashkëveprimet e ndryshme dhe lidhshmëria ndërmjet reparteve. Provuan gjuajtjet e lira nga pozita të ndryshme.
Futbollistët punuan me zell e përkushtim për të arritur rezultat pozitiv.
Si zakonisht stërvitjen e ndoqën anëtarët e KE të FFK-së Ilaz Mjaku e Luan Vokshi, në përcjellje edhe Michael Nees drejtori teknik i FFK-së.
Sipas fjalëve të mjekut dr. Milazim Gjocaj vazhdon të jetë e mirë gjendja shëndetësore e futbollistëve, të cilët gjatë këtyre ditëve u trajtuan të gjithë ata futbollistë që kishin nevojë për një tretman fizioterapeutik.
Ndeshja kundër Lituanisë do të zhvillohet në orën 14.00 në stadiumin Burgerau në Saalfoden.
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë