Ekipi i Kosovës në konkurrencën e djemve në “beach volley”, i përbërë nga Faton Mustafa dhe Armend Berisha, do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme në kuadër të Lojërave të dyta Mesdhetare “Patras 2019” nesër.
Përkundër disfatës së sotshme – kundërPortugalisë, 2:0 në sete (21:15 dhe 21:13) – Kosova do të tentojë ta vazhdojë rrugëtimin në Patras të Greqisë me fitore kundër Andorrës.
Në Grupin B, ku marrin pjesë këto tri Kombëtare të lartpërmendura, garon edhe Franca, e cila sot e mposhti Andorrën.
Kosova pësoi disfatë në ndeshjen e parë në Lojërat e dyta Mesdhetare në Rërë, Patras 2019, ku po merr pjesë për herë të parë në një turne të tillë.
Skuadrat e Kosovës ishin vendosur në Patras të Greqisë para shtatë ditësh për t’i filluar përgatitjet për këto lojëra, përderisa garat filluan më 25 gusht, ndërsa do të përfundojnë të shtunën, më 31 gusht.
Përveç këtyre të dyve, Kosova po përfaqësohet në Patras edhe nga tre sportistë të tjerë: dy volejbolliste, Valmira Ramadani dhe Dhuratë Sylejmani, dhe notarit Arti Krasniqi. /Gazeta Express/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK