Shtëpia e futbollit evropian, UEFA e ka publikuar renditjen e re të ligave të 55 anëtareve të saj, ku BKT Superliga e Kosovës ka pasur ngritje në ranglistë.
BKT Superliga e Kosovës ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në renditje pas publikimit të ranglistës së re.
Kampionati elitar i Kosovës tani ndodhet në pozitën e 39-të, që është pozicioni më i mirë që nga anëtarësimi në UEFA.
Thënë ndryshe, Kosova është ngritur për 4 pozita, duke e konfirmuar kësisoj përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së futbollit në vendin tonë.
Vitin e kaluar, Kosova u përfaqësua me tri ekipe në Evropë: Prishtinën, Dritën dhe Llapin, e të cilat patën paraqitje shumë të mira, gjë e cila ka ndikuar edhe në vlerësimin e UEFA-s.

Ndërkohë, për herë të parë sivjet në garat evropiane do të paraqiten katër klube nga Kosova: tri vendet e para nga BKT Superliga dhe fituesi i Kupës së Kosovës.
Me renditjen e re, Kosova ka lënë mbrapa vendet fqinje, pasi Shqipëria ka rënë për pesë pozita dhe tani renditet e 43-ta, Maqedonia e Veriut ka rënë nëntë pozita, duke u renditur e 48-ta, derisa Mali i Zi zë pozitën e 53-të në renditje. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...