Kampionia aktuale e Kosovës në streetball, CHE BAR, sot me fillim nga ora 17:30, do ta hap edicionin e 5-të të Bucharest Challenger duke u përballur me ekipin numër një në botë , NOVI SAD AL WAHDA nga Serbia.
Për herë të tretë rresht, Che Bar do ta përfaqësojë Kosovën në Bukuresht, turne ky i cili sivjet është kualifikues për FIBA 3×3 World Tour Debreceni Masters 2016, si pjesë e rrugës deri në World Tour Finals. Me fjalë tjera, Che Bar gjatë këtij vikendi do të jetë pjesë e tubimit të ajkës botërore të basketbollit 3×3.
Hiç më pak se dhjetë skuadra më të mira të edicionit të kaluar të FIBA 3×3 Ëorld Tour, duke përfshirë edhe favoritin nikoqir, Team Bucharest, lojtarët e të cilës skuadër kishin ndihmuar Rumaninë që të fitoj titullin e kampioni të Evropës për kombëtare para dy viteve ( FIBA 3×3 European Championship 2014) , gjatë këtij vikendi do të tubohen në ambientin tashmë të famshëm dhe tradicional, në zemër të Bukureshtit, në Sheshin e Universitetit , ku sërish pritet një ambient fantastik.
Pa dyshim se favoritët kryesor për titull kampioni në Bucharest janë edhe rivalët e përbetuar , skuadra Novi Sad Al Wahda dhe skuadra Ljubljana. Duhet thënë se skuadra serbe e udhëhequr nga lojtari numër një në botë, Dushan Domoviq Bulut, në përbërje ka edhe tre lojtarë të tjerë që ja ë të ranguar në mesin e top 5 lojtarëve më të mirë në botë, kurse skuadra Ljubljana e udhëhequr nga Jasmin Hercegovac që është lojtari numër 4 në botë, në përbërje ka edhe tre lojtarë të tjerë që rangohen si numër 6, 7 dhe 8.
Fituesit do t’i takojnë 4000 dollarë amerikanë, kurse nën kampioni i Bucharest Challenger 2016 do të ngushëllohet me 1000 dollarë.
Kampionia e katërfishtë e Kosovës në Streetball, skuadra Che Bar, sivjet për herë të tretë rresht përfaqëson Kosovën në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.
Vitin e kaluar, në fazën e grupeve, Che Bar ishte befasi e turneut duke shënuar tri fitore dhe 61 pikë nga 66 pikë maksimale që mund të shënohen në tri ndeshje, por në çerekfinale ishin eliminuar nga skuadra e Shën Petersburgut, e cila edhe sivjet është pjesë e kësaj gare.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...