Federata e Gjimnastikës e Kosovës, vazhdon me paraqitjen e radhës me përfaqësim ndërkombëtar, kësaj radhe në Maqedoni.
Në kuadër të kampionatit shtetëror të Maqedonisë në Gjimnastikën Artistike për Femra dhe Meshkuj, i cili do të mbahet në sallën e “KGS PARTIZAN” në Manastir (Bitola) në Maqedoni, me datë 09 qershor, për herë të parë që nga pavarësia e Maqedonisë, dhe me kërkesë të Federatës Evropiane të Gjimnastikës (UEG), do mbahen garat e para, në mes të reprezentacionit të Maqedonisë dhe të Kosovës, në Gjimnastikë, jashtë konkurrence.
Maqedonia është nikoqirja e pilot projektit të parë të tillë që “FGSRM” e ka pranuar, dhe në të ardhmen ky program (garë) do të zgjerohet edhe me pjesëmarrjen e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnje e Hercegovinës, me qëllim të forcimit dhe zhvillimit të gjimnastikës në rajon. Federata do të përfaqësohet nga Elfet Gashi, nënkryetare e FGJK-së, kurse trajner për Gjimnastikë Artistike për Femra është caktuar Sherife Aliçkaj-Qerimi, kurse për Gjimnastikë Artistike për Meshkuj, janë caktuar: Jetish Hetemi dhe Besnik Latifi.
Kosova do të përfaqësohet nga këto/a Gjimnaste – Gjimnast
Femra
Drinesa Qerimi
Meshkuj
Taulant Ramadani
Ekipi i Gjimnasteve Femra – (Woman Team).
Elena Manxholli
Endrit Morina zyrtarizohet tek Prishtina e Re
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...