Kosova do të jetë qendra evropiane e xhudizmit në dhjetor. Kjo pasi Kosova për herë të parë organizatore e Kampionatit Evropian të Xhudos.
Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, ku do të mbahet më 16 djketor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
“Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos “European Judo Championships Open Prishtina 2023″ vjen për herë të parë në Kosovë më 16 dhjetor 2023. Për herë të parë në Kosovë, vjen Kampionati Evropian i Xhudos me 16 dhjetor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, si ngjarja më e madhe sportive në vend! Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë”, ka njoftuar FXHK. “Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos”./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër