Përfaqësuesja e Kosovës dot nuk i rezistoi Austrisë, duke pësuar humbje të rendë me rezultat 74:49 (33:22), në ndeshjen miqësore të basketbollit që u luajt në Kapfenberg.
Vendasit treguan lojë shumë të fortë sidomos në 20 minutat e dytë dhe thelluan fitoren në 25 pikë. Fitorja e austriakëve nuk erdhi asnjëherë në dyshim, pasi që dëshmuan se ishin për një klas më të mirë.
Basketbollistët Klepeisz me 16 pikë e Mahalbasic me 12 sosh, ishin pikëshënuesit më të mirë te austriakët. Me 18 korrik, Kosova do të luajë miqësoren e radhës, kësaj here në Bratisllavë ndaj Sllovakisë. Përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg, ka rastin të shoh formën e lojtarëve të tij dhe sa janë të gatshëm për betejat e mëdha.
Lushaku-Sadriu e konfirmon se se çështja e Vjosa Osmanit do ...
Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti...
Djali i shoferit që goditi për vdekje dy fëmijët në Durrës: ...
Labinot Tahiri pret Osmanin: E gatshme për të dhënë më të mi...
Në Itali e bëjnë të kryer rinovimin e Rrahmanit me Napolin, ...
Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllin pjesërisht hapësirën ajro...